Nxitimi

Përshpejtimi (nxitimi) është ndryshimi i shpejtësisë me kalimin e kohës. 

Meqënëse shpejtësia është një vektor, ajo mund të ndryshojë në dy mënyra të : një ndryshim në modulin e saj dhe / ose një ndryshim në drejtimin e vektorit. Në një dimension, domethënë në një vijë, nxitimi tregon shkallën e ndryshimit në të cilën trupi përshpejtohet ose ngadalësohet. Megjithatë, si një madhësi vektoriale , nxitimi është gjithashtu shkalla në të cilën ndryshohet drejtimi.

Nxitimi i njëtrajshëm ose konstant është një karakteristik i një lloj lëvizje në të cilën shpejtësia e një objekti ndryshon me të njëjtën vlerë në intervale kohe të barabarta. Një shembull i kësaj lëvizje është ai i një objekti në rënie të lirë vetëm nën veprimin e një fushe gravitacionale.

Forcat

Forcat në fizikë janë shkaqet që shkaktojnë ndryshime në gjendjen e lëvizjes së një objekti ose të ndryshojnë formën e tij. Ato janë të pranishme në çdo aspekt të natyrës dhe janë thelbësore për të kuptuar lëvizjen dhe ndërveprimet midis trupave dhe sistemeve fizike. Evolucioni i njohurive fizike në lidhje me forcën ka qenë një rrugë e gjatë dhe e pasur me zhvillime thelbësore në kuptimin dhe aplikimin e forcave në natyrë.

 Forca Gravitacionale është forca e ndërveprimit midis dy objekteve me masë, dhe është përgjegjëse për lëvizjen e trupave në hapësirë.

Forca Elektromagnetike është forca e ndërveprimit midis ngarkesave elektrike.  Forca e Forcës së Ajrit kur një objekt lëviz në ajër, forcat e ajrit ndikojnë në lëvizjen e tij. Kjo mund të përfshijë forcat e rezistencës së ajrit dhe forcat e turbulence së ajrit.

Ligji i parë i Njutonit pohon se objekti vazhdon të lëvizë me shpejtësi konstante nëse mbi të nuk vepron një forcë e jashtme ose forcë rezultante.

Ligji i dyte i Njutonit pohon se nese mbi trupin veprojne forca te pabalancuara dhe rezultantja eshte e ndryshme nga zero, trupi do te levize sipas drejtimit te forces me te madhe. Për çdo dy objekte (le ti quajmë 1 dhe 2)

Ligji i tretë i Njutonit pohon se çdo forcë, e cila është aplikuar tek objekti 1 për shkak të veprimit të objektit 2 shoqërohet automatikisht me një forcë të aplikuar te objekti 2 për shkak të veprimit të objektit 1.