Jeta :

Galileo Galilei lindi më 15 shkurt 1564 në Pize-vdiq më 8 janar 1642 në Firence.Ai ishte një matematikant,fizikant,astronom dhe filozof italian.Renditet si një nga shkencëtarët më të medhenj të kohës moderne Galileo njihet si “babai i fizikes moderne”.Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamike,në astronomi dhe me futjen e  mënyrës shkencore.U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe shkrimet e shenjta,prandaj u dënua nga Kisha Katolike si heretik dhe u detyrua të jape dorëheqjen me bindjet e tij astronomike me 22 qershor 1633.Ai u akuzua nga kisha gjithashtu se thoshte se Toka sillej rreth Dielli.

Kontributi :

Ekulibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei,i cili vuri në disa supozime të fizikës aristoteliane binin e kundershtim e veretjen eksperimentale dhe logjike.Galileo arriti në perfundimin se një levizje e shpejtesi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen.Për shembull: nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i nje anijeje që leviz me një shpejtesi konstante,fizika e Aristotelit do të parashikoj që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë,ndersa anija vazhdon të leviz.Cdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë Fr=0.Ky është përcaktimi i ekulibrit dinamik:Kur të gjitha forcat mbi një objekt ekulibrohen,por ai ende leviz me një shpejtesi konstante.Një rast i thjeshtë i ekulibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një siperfaqeje me fërkim kinetik.Në një situatë të tillë,një force është e aplikuar në drejtimin e levizjes,ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundervihet pikërisht forcës së aplikuar.Kjo rezulton në një forcë rezultante zero,por meqënëse objekti filloi me një shpejtesi jo zero,ai vazhdon te levizë me nje shpejtësi jo zero.