Energjia në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.

Energjia elektrike është energji e marrë si rezultat i lëvizjes së elektroneve. Kur përdoret lirshëm, energjia elektrike i referohet energjisë që është shndërruar nga energjia potenciale elektrike. Kjo energji furnizohet nga kombinimi i rrymës elektrike dhe potencialit elektrik që shpërndahet nga një qark elektrik

Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën m, i cili lëviz me shpejtësi v, bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca F ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi v

Energji termike i referohet energjisë së brendshme të pranishme në një sistem që shkaktohet nga temperatura e tij. Ajo krijohet nga ferkimi dhe sjell ndryshim te temperatures. Energjia termike eshte e barabarte me shumen e energjive kinetike dhe potenciale.

Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fisionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore Centrale Bërthamore. Dielli prodhon drite dhe energji termike,te domosdoshme per jeten ne Toke. Brenda diellit berthamat e hidrogjenit bashkohen per te formuar berthama heliumit. Gjate ketij procesi clirohet energji berthamore.

Fusha më e rëndësishme e përdorimit është prodhimi i energjisë elektrike. Energjia bërthamore përdoret gjithashtu në mjekësi dhe industri. Armët bërthamore të disponueshme sot janë të afta të shkatërrojnë shumë planetë.

Fuqia vepruese për një tren sigurohet nga një motor i veçantë ose lokomotivë. Llojet më të zakonshme të lokomotivës janë me naftë dhe lokomotivat elektrike, e ku kjo e fundit furnizohet nga tela nga linjat e sipërme ose shina shtesë. Në të kaluarën trenat gjithashtu mund të tërhiqeshin nga kuajt, mund të viheshin në lëvizje nga motorët dizel, nga pneumatikët, turbina me gaz ose bateri .