Jeta :
Aristoteli ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Ai ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe
disiplinave shkencore. Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe “filozof i fatlumturisë”.Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin “Mësuesi i parë” Aristoteli rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare,Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e
Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni. Pas vdekjes së Platoni, Aristoteli u largua nga Athina dhe, me kërkesën e Filipit II të Maqedonisë, udhëzoi Aleksandrin e Madh që filloi në vitin 343 pes. Duke qenë mësuesi i tij, Aleksandri i dha Aristotelit shumë mundësi. Ai krijoj një bibliotekë në Liceun që e ndihmoi atë të prodhonte shumë nga qindra libra të tij. Aristoteli u zhvendos nga platonizmi në empirizëm pas vdekjes së Platoni.

Kontributi :
Aristoteli besonte se të gjitha konceptet dhe njohuritë në fund të fundit bazoheshin në perceptim. Pikëpamjet e tij mbi shkencat natyrore shërbyen si themele për shumë nga veprat e tij. Ai argumentonte se qenien e çdo gjëje ose ngjarjeje e formonte një sërë lëndësh të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të
fuqisë formuese. Për këtë arsye, sistemi i ideuar nga Aristoteli u përdor dhe u përhap gjerësisht në mesjetën evropiane, njohur si Aristotelizmi. Dijetarët myslimanë, si Avicena dhe Averroès kanë pasur një ndikim të madh në interpretimin dhe thellimin e filozofisë së Aristotelit. Ata e bënë filozofinë e tij akoma
më kuptimplotë dhe të pasur. Aristoteli, ndryshe nga Platoni, i cili kishte një mendim më idealist, u bë i njohur për mendimin e tij materialist. Ai përfaqëson një nga figurat më të shquara të botës antike dhe shkollën e tij ka lënë gjurmet e veta në historinë e filozofisë. Aristoteli ka trajnuar Aleksandrin e Madh në
shkencë dhe filozofi, duke i dhënë një bazë thelbësore për mendimin perëndimor. Kontributi i tij ndikoi në historinë e mendimit dhe kulturës së botës.