Max Planck (23 prill, 1858 – 4 tetor, 1947) ishte një fizikant gjerman. Ai konsiderohet si themeluesi i Teorisë Kuantike dhe si një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit të 21-të. Planck mori Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1918.

JETA :
Planck vinte nga familje intelektuale. Stërgjyshi dhe gjyshi i tij ishin profesorë teologjie në Göttingen; i ati ishte profesor drejtësie në Kiel dhe Munich; dhe xhaxhai i tij ishte gjykatës. Planck u lind në Kiel, nga
Johann Julius Wilhelm Planck dhe gruaja e tij e dytë, Emma Patzig. Ai u pagëzua me emrin Karl Ernst Ludwig Marx Planck. Në moshën 10 vjeçare ai filloi të përdorte shkurtimin Max.Si rezultat Gestapo pushkatoi djalin e tij të dytë, Erwin. Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore i dogjën edhe shtëpinë. Në 1945, me nihmën e amerikanëve ai u vendos në Götingen, ku e emëruan president të institutit Max Planck
(Instituti Kaiser-Wilhelm pas Luftës së Dytë Botërore).Vdiq në dëshpërim pas dy vitesh.

“Një eksperiment është një pyetje që shkenca i shtron Natyrës dhe matja është regjistrimi i përgjigjes së Natyrës”.(Max Planck)

ARRITJET :
Arritja e tij më e rëndësishme shkencore erdhi në 1899 me zbulimin e konstantes natyrore,e njohur si kuanti i veprimit të Planck-ut,, nga e cila ai formuloi ligjin e rrezatimit të Planck dhe themeloi kështu teorinë kuantike, e cila revolucionarizoi fizikën moderne. Dhe për të cilën ai u nderua me çmimin
Nobel në 1918.

3 FAKTE INTERESANTE :

1.Max Planck ka lindur në Kiel.
Pas studimeve në Mynih, më vonë
u bë profesor në Berlin.

2.Planck ishte njëkohësisht një
shkencëtar me ndikim dhe një
figurë qendrore brenda
komunitetit shkencor gjerman.

3.Gjatë Luftës së Parë Botërore ai
punoi për të minimizuar ndikimin
e luftës në bashkëpunimet
kërkimore ndërkombëtare.